Lojtarët e Interit vijojnë të jënë në izolim të plotë. Daniele Rugani i Juventusit ka dalë pozitiv me koronavirus dhe zikaltrit, që ishin skuadra e fundit që u përball me kampionët e Italisë, kanë përfunduar të gjithë në karantinë.
Klubi vazhdon të kujdeset për lojtarët dhe herë pas herë i dërgon ushqime të ndryshme nëpër shtëpitë e tyre. Ky gjest i bukur është bërë publik nga Nicolo Barella. Mesfushori sard ka postuar një instastory në Instagram.
Stafi teknik i ka dhënë çdo lojtari programin e specializuar dhe i ka këshilluar të mos abuzojnë me dietën. Gjithsesi, rëndësi ka që të gjithë lojtarët gëzojnë një shëndet të plotë dhe nuk kanë pasur probleme gjatë kësaj periudhe. /abcnews.al