Sipas “Sportitalia”, oferta e parë nga Manchester United për Andre Onana është refuzuar, pasi Interi vendosi çmimin prej 60 milionë euro për portierin.
Kamerunasi kërkohet nga Erik ten Hag dhe kjo nuk është sekret, pasi ata kanë punuar së bashku te Ajax.
Zikaltërit duan të paktën 60 milionë euro nga shitja e Onana.
Eksperti i transferimeve të “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, pohon se Manchester United ka bërë ofertën e parë zyrtare për Onanën, por u refuzua. Oferta ishte me vlerë 45-50 milionë euro duke përfshirë bonuset dhe kjo nuk mjaftoi për Interin./ h.ll/abcnews.al