Nëse ka një rival që nuk e do përballë, është pikërisht ky. Atalanta pësoi një tjetër humbje ndaj Interit, edhe pse luajti në shtëpi, e besohet në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e ekipit.
Në rast fitoreje, bergamaskët do të ishin në krye të Serisë A, me pikë të barabarta me zikaltërit dhe me Napolin, por ndodhi e kundërta.
Kampionët e Italisë fituan 2-0 duke e merituar, edhe pse trajneri vendas, Gasperini, akuzoi arbitrin për kartonin e kuq në 81’ ndaj Edersonit, që sipas tij prishi ndeshjen.
Gjithsesi, lombardët ishin më të vëmendshëm, ndërsa gjuajtjet ishin thuajse barabar, 16-14 për Atalantën ato në total, dhe 5-3 për miqtë ato në kuadrat.
Kapiteni I kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte titullar dhe luajti deri në fund për Atalantën, ndërsa Kristian Asllani pati vetëm 4 minuta për zikaltërit.
Trajneri Simone Inzagi ishte shumë i kënaqur.
“Ne bëmë një garë të madhe, ndaj një kundërshtari me vlera tepër të larta. Ne fituam me meritë. Një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare. Ishim tepër të zotët, agresivë dhe të vendosur për të fituar, dhe vetëm kështu fitohet në një fushë të tillë ndaj një ekipi që kishte shënuar 63 gola, po aq sa ne”.
“Interi arratiset, – është konkluzioni I “La Gazeta delo Sportit”, – shkëputje për titull! Kampionët mundin Atalantën, Napoli sto në Vencia, tani +3!”
“Simone shkëputet, Konte frenon!, – shkruan “Il Korriere delo Sport”, – Interi fiton 2-0 në Bergamo! Është +3 pikë ndaj Napolit!”
Interi kryeson Serinë A me 64 pikë ndaj 61 të Napolit, me Atalantën që mbetet në 58 pikë.
A mund të thuhet se çështja “titull” ka përfunduar?
Edhe pse kampionët dhanë një goditje të madhe, ka ende 9 javë, që do të thotë 27 pikë, dhe Napoli ka më pak ngarkesë sesa zikaltërit.