Gianluca Scamacca një hap larg Inter. Ndonëse ishte vetëm zgjedhja e tretë në listën e drejtuesve “zikaltër”, sulmuesi italian ka arritur shumë shpejt të kthehet në më të kërkuarin e nënkampionëve të Evropës dhe është shumë pranë kalimit në Milano.
“Zikaltërit” kanë avancuar negociatat me “çekiçët” e West Ham, për të siguruar shërbimet e “bomberit”, 24-vjeçar në huazim me të drejtë blerjeje dhe negociatat priten të mbarojnë në fillim të javës së ardhshme.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Inter pritet të takohen ditën e hënë “homologët” e “topçinjve” të Arsenal, për të kuptuar nëse ka mundësi që të marrin amerikanin Balogun për një shifër maksimale prej 40 milionë eurosh. /i.m /abcnews.al