Interi ka bërë detyrën në duelin ndaj “Puljezëve” të Lecce të zhvilluar në mitikun e “Giuseppe Meazza” duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 e duke siguruar kështu fitoren e parë për këtë sezon.
Në këtë duel zbritën në fushë plot 3 futbollistë të Kombëtares shqiptare, me Ylber Ramadanin që e nisi përballjen duke filluar nga minuta e parë, ndërsa Medon Berisha e Kristjan Asllani hynë në fushë si zëvendësues.
Sa i përket ndeshjes, Darmian në minutën e 5′-të dhe Çalhanoglu në minutën e 69′-të, ishin autorët e golave për “Zikaltërit”, teksa siç theksuam edhe më lart kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon për kampionët, që në duelin e javës së parë barazuan 2-2 ndaj “Kuqebluve” të Genoa. /i.m /abcnews.al