UEFA, shkruan “Calcio&Finanza”, sot i ka paguar Interit, Milanit dhe Napolit shifrën e parave të fituara për kalimin e fazës së grupeve të Champions League dhe kalimin e 1/16-tave.
Në arkat e tre klubeve përfunduan 9.6 milionë euro secila, me kualifikimin në çerekfinale, të cilat nuk janë paguar ende, do të garantojnë edhe 10.6 milionë euro shtesë.
Vlersimet e bëra nga “Calcio&Finanza” flasin për një Napoli që do të arkëtojë deri më sot 78 milionë euro, Milani 71 milionë dhe Interi 68 milionë euro./ h.ll/abcnews.al