Simone Inzaghi është i fokusuar në fushë me synimin për të fituar Scudetto, i cili dotë vlente edhe për yllin e dytë. Nga ana tjeër, drejtuesit janë të vëmendshëm në merkato për kërkimin e një mbrojtësi.
Në fakt, kontratat e De Vrij dhe Acerbi do të skadojnë në vitin 2025 dhe tashmë drejtuesit zikaltër po shikojnë përreth, duke planifikuar ndonjë lëvizje në merkaton e verës.
“Tuttosport” raporton se Marotta ka piketuar Alessandro Buongiorno të Torinos dhe Giorgio Scalvini të Atalanta. Të dy lojtarët janë të rinj dhe me cilësi të lartë, por klubet e tyre respektive i vlerësojnë shumë në treg, deri në 40 milionë euro.
Gjithashtu Inter po studion mundësi edhe nga Gjermania, ku Jonathan Tah i Leverkusen dhe Danilho Doekhi i Union Berlin gjithashtu pëlqehen./h.ll/abcnews.al