Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Inter mendon për sulmin, tre emra në listë nëse Lukaku nuk huazohet përsëri

schedule09:37 - 27 Maj, 2023

schedule 09:37 - 27 Maj, 2023

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter po përpiqet të analizojë me kujdes emrat e mundshëm për të qenë partner i Lautaros në sulm për sezonin e ardhshëm, gjithmonë nëse Lukaku nuk do të mundet të rikthehet përsëri te zikaltërit, pasi belgu në fund të sezonit do të rikthehet te Chelsea pasi huazimi i tij me skuadrën e Milanos do të përfundojë.

Tre emra në sfond janë paraqitur nga Marotta dhe Ausilio për post-Lukaku. Retegui, Thuram dhe Okafor janë emrat e lakuar nga drejtuesit zikaltër. Emri më i mundshëm dhe më i thjeshtë për t’u transferuar është italo-argjentinasi, Retegui, pasi Interi e ka ndjekur për më shumë se një vit dhe disa emra mund të futen në tratativa për të bindur sulmuesin e talentuar, ashtu siç ndodhi me Lautaron, ku Diego Milito dha garanci te drejtuesit e Interit.

Për ta sjellë në Milano do të nevojiten 18 milionë euro. Thuram, nga ana tjetër, është pista më e komplikuar, pavarësisht se është do t’i skadojë kontrata. Okafor gjithashtu është një opsion shpresëdhënës, por pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2024, vlera e kartonit të tij është pak i kripur, rreth 30 milionë euro./h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!