Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Inter, me ritëm kampionësh/ Skuadra zikaltër siguron fitoren e katërt, mund 2-1 Kairat Almaty

schedule12:49 - 6 Nëntor, 2025

schedule 12:49 - 6 Nëntor, 2025

Në parashikime vazhdon të ketë kuota të ulëta në krahasim me favoritët e mëdhenj të Champions, por në fushë, Inter ecën me ritmin e një pretendenti të vërtetetë.

Zikaltërit siguruan fitoren e katërt në po aq ndeshje në fazën e ligës, duke kaluar 2-1 Kairat Almaty në sfidën e luajtur në “San Siro”.

Përballë një debutuesi në turneun më të madh të futbollit europian, intersitët prisnin një fitore më të qetë.



Por për golin e epërsisë, të zotët e shtëpisë duhet të prisnin deri në limitet e pjesës së parë.

Lautaro Martinez gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 45-të, duke kthyer të qetë skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes.

Pas pushimit, ndeshja mori një tjetër rrjedhë.

Skuadra nga Kazakistani suprizoi në minutën e 55-të, duke barazuar rezultatin me rrjetën e Arad.

Gjithsesi, shpresat e miqve për të dalë me pikë nga kjo sfidë u shuan në minutën e 67-të.

Karlos Augusto shënoi golin e dytë dhe atë që vendosi fatin e përballjes, duke i dhuruar Inter një tjetër fitore në Champions.

Pas katër sfidave, skuadra e drejtuar nja Cristian Chivu mban vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm, me pikë të barabarta me Bayern Munich dhe Arsenal, dy ekipet e tjera që kanë pikë të plota dhe thuajse të sigurtë kualifikimin direkt për në raundin tjetër të turneut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!