Inter është në përfundim të afrimit të dytë brenda 48 orëve. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Lazios, Felipe Caicedo.
Caicedo do të vijë nga Genoa në formën e huazimit për të ndihmuar zikaltërit në repartin ofensiv duke marrë parasysh dhe mungesën e Correa për arsye dëmtimi.
Ai ka mbërritur pak çaste më parë në ‘Humanitas’ në Rozzano për të kryer testet mjekësore.
Pasi të marrë dritën jeshile nga mjekët, ai do të drejtohet te zyrat e Inter-it për të nënshkruar kontratën e tij./ h.ll/abcnews.al
⚫? #Inter, visite mediche per #Caicedo pic.twitter.com/UKbzUXWlG0
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) January 28, 2022