Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter mbyll merkaton e janarit me një transferim, por siguron dy “yje” për sezonin e ardhshëm

schedule11:18 - 2 Shkurt, 2024

schedule 11:18 - 2 Shkurt, 2024

Inter e mbyll merkaton e janarit ashtu siç e kishte hapur, pikërisht me transferimin e Buchanan. Cuadrado u dëmtua dhe zikaltërit e zëvendësuan me njëherë me Buchanan. Agume është larguar, transferimi i Sensit në Angli ka dështuar, nuk ka Leicester për mesfushorin italian që do të qëndrojë në Milano deri në skadimin e kontratës në qershor.

Por në fakt, merkatoja e janarit për Interin ishte madhështore. Kjo për faktin se drejtuesit e Interit, Marotta dhe Ausilio, punuan së bashku për të siguruar firmat e sulmuesit Taremi dhe mesfushorit të Napolit, Zielinski.

Dyshja në fjalë do të transferohen në klubin zikaltër në përfundim të sezonit aktual, ku Taremi dhe Zielinski do të kalojnë me parametra zero nën urdhërat e Simone Inzaghit. Sulmuesi iranian dhe mesfushori polak, nuk rinovuan kontratat e tyre me klubet aktuale dhe pranuan të transferohen tek Inter me parametra zero./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!