Inter po fillon të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe tashmë janë dy emra të njohur si kandidatë për të zënë një vend në repartin sulmues zikaltër.
Drejtuesit e Interit nuk kanë shuar kurrë interesimin për sulmuesin francez të Monchegladbach, Marcus Thuram, i cili në fund të sezonit do të jetë në treg me parametra zero.
Së fundmi, rikthehet edhe një emër tjetër i cili nuk është përmendur shumë. Roberto Firmino është një tjetër mundësi e mirë për të përforcuar sulmin e Interit. Braziliani pritet të largohet në fund të sezonit dhe Interi mendohet të jetë një nga ato klube të cilat do të kërkojnë shërbimet e ti.
Ajo që dihet është se në sulmin zikaltër vetëm Lautaro është i paprekshëm, dhe kështu Marotta po përpiqet për t’i gjetur një partner të përshtatshëm përpara portës./ h.ll/abcnews.al