Dybala nuk do të rinovojë dhe Inter ndodhet aty duke pritur momentin e duhur për të tentuar transferimin e argjentinasit.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi është 1 kilometër përpara klubeve të mëdha të cilat dëshirojnë gjithashtu transferimin e Dybala. Tottenham, Barcelona, PSG, Arsenal dhe Atletico Madrid, të gjitha të interesuara për “La Joya”.
Por gazeta italiane shkruan e bindur se Interi ndodhet përpara të gjithëve për të fituar shërbimet e tij. Marotta ka shansin e artë për të trasnferuar Dybala, një lojtar driblues, i shpejtë, teknik, me CV të suksesshme dhe sigurisht, një lojtar i klasit të lartë me parametra zero./ h.ll/abcnews.al