Pak çaste më parë është hedhur shorti i Champions League dhe Inter do të ndeshet me Atletico Madrid. Legjenda zikaltër, Javier Zanetti, ka analizuar shortin e fazës së 1/16.
“Atletico Madrid është një ekip i vështirë për t’u përballur, unë e njoh shumë mirë Simeonen, ai ishte shoku i skuadrës, por edhe jashtë saj.
Do të jenë dy ndeshje të mira mes dy skuadrave të mëdha. Në këtë pikë dhe pas përfundimit në vendin e dytë, e dinim që do të ishte e ndërlikuar. Respekt i madh për Atletico Madrid, e njoh kulturën dhe historinë e tij.
Ata sigurisht do të jenë një kundërshtar i vështrië për t’u mposhtur, por edhe ne jemi në gjendje të luajmë dy ndeshje të shkëlqyera. Ne do të jemi gati”, është shprehur Zanetti./h.ll/abcnews.al