Nga fjalët në vepra, Interi është serioz për Marcus Thuram. Pas takimit me shoqëruesit e sulmuesit në Katar, të përfaqësuar nga agjencia “Sport Cover”, drejtuesit zikaltër janë gati të bëjnë ofertën e parë zyrtare.
Për të bindur francezin, I cili do të çlirohet nga Borussia Monchengladbach me transferim të lirë në qershor, është gati një kontratë pesëvjeçare me vlerë 5 milionë euro në sezon. Marotta dhe Ausilio duan të nxitojnë sepse duhet të mposhtin konkurrencën nga Neëcastle dhe Bayern Munich. Ditët e para të vitit 2023 do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse 25-vjeçari francez do të vishet si zikaltër sezonin e ardhshëm.
Qëllimi është që Thuram të nënshkruaj në fillim të shkurtit kur rregullat e FIFA-s ta lejojnë këtë. Sulmuesi ka lindur në Parma dhe është rritur në Torino dhe për këtë arsye Italia është një destinacion shumë i mirëpritur, praktikisht shtëpia e tij e dytë.
Thuram, pasi luajti dhe humbi finale e Botërorit, mori disa ditë pushim në Nju Jork dhe do të reflektojë për të ardhmen e tij vetëm në vitin 2023./ h.ll/abcnews.al