Inter ka në shitje tre sulmues në mënyrë që Dybala dhe Lukaku të bashkohen me Lautaron

schedule15:55 - 1 Qershor, 2022

schedule 15:55 - 1 Qershor, 2022

Interi po mendon seriozisht për një revolucion në fazën sulmuese të ekipit.

Correa dhe Alexis Sanchez nuk janë të paprekshëm, pasi klubi është i gatshëm të ulet në bisedime me këdo ekip që është i interesuar për ta. Sanchez është shumë pranë largimit dhe Interi po punon për të gjetur një ekip blerës, pasi dhe Alexis është një lojtar me shpenzime të mëdha për arsye të pagës së tij të lartë.

Correa gjithashtu nuk është një pjesë e projektit afatgjatë, por zikaltërit nuk e kanë me ngulm largimin e tij. “Corriere dello Sport” raporton tashmë se Inter ka vendosur që Dzeko mos të jetë i pashitshëm. Klubi i Milanos pret oferta të ndryshme në lidhje me boshnjakun, dhe kjo gjë vjen pasi Dybala dhe Lukaku janë dy objektiva të sulmit për t’u bashkuar me Lautaron./ h.ll/abcnews.al