Inter tashmë ka filluar të mendojë për merkaton e verës.
Zikaltërit kanë si objektivë transferimin e një ose dy mesfushorëve premtues, të cilët mund të mbulojnë shumë mirë repartin e Brozovic dhe Barella kur ata nuk do të jenë të disponueshëm.
Vidal dhe Vecino janë dy largime të sigurta në këtë repart, dhe Inter tashmë synon dy transferime të reja. I preferuari i mesfushës dhe synimi kryesor është lojtari i kombëtares shqiptare, Asllani. Interi do të mundohet të bindë Empolin duke i ofruar para dhe kartonin e sulmuesit Esposito .
Një emër tjetër për mesfushën është ai i Sassuolos, Davide Frattesi.
Por nga Sassuolo Inter synon të transferojë dy lojtarë gjatë merkatos së verës. Frattesi dhe Scamacca janë dy të preferuarit e drejtuesve të klubit zikaltër.
Për Scamacca, Inter do të mundohet t’i bindi ata duke i ofruar Pinamontin, Casadei dhe një shumë parash të konsiderueshme./ h.ll/abcnews.al