Benfica u mposht mbrëmjen e djeshme me shifrat 1-0 nga një Inter tepër i fuqishëm, me zikaltërit që nuk u ndalën në asnjë sekond për të shënuar më shumë se një gol.
Trajneri gjerman i klubit portugez, Roger Schmidt, uroi zikaltërit për fitoren, por ndërkohë shprehu pakënaqësinë e tij për gjykimin e takimit duke pretenduar për një penallti të mohuar nga gjyqtar kryesor holandez.
“Komplimente Interit, e merituan fitoren. Ata krijuan më shumë raste të pastra shënimi, kjo nuk mund të mohoet. Mendoj se ndeshja ndryshoi shumë në pjesën e dytë. Në të parën luajtëm mirë, porn a mungoi një penallti e pastër në rastin Barella-Neres.
Në 25 minutat e dyta humbëm shumë topa dhe Interi krijoi shumë raste. Trubin, portiere ynë, na shpëtoi nga një humbje shumë më e thellë. Duhet ta pranojmë këtë humbje”,është shprehur tekniku i Benfica./h.ll/abcnews.al