Inter i dërrmuar financiarisht, Real ankohet për paratë e Hakimit

schedule08:55 - 17 Janar, 2021

schedule 08:55 - 17 Janar, 2021

Inter në verë bëri vetëm një blerje të madhe, duke transferuar Achraf Hakimin nga Real Madrid për 40 milionë euro, shifër që do paguhej në dy këste. Por situata financiare e Interit është në gjendje të vështirë.

Sot, disa muaj pas kalimit të marokenit në Itali, Real Madrid nuk ka marrë asnjë para nga shitja e talentit afrikan dhe në Madrid mesa duket e kanë humbur durimin.

Inter duhet të kishte paguar menjëherë për Hakimin këstin e parë, por italianët i kërkuan Perez të priste pak sepse për momentin situata financiare nuk ishte e mirë.

Real Madrid e mirëkuptoi situatën e klubit zikaltër dhe pranoi të priste, por deri më tani nuk është paguar asnjë kacidhe. Te Real e kanë humbur durimin dhe pritet të bëjnë ultimatumin e fundit para se çështja të delegohet në FIFA. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!