Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter, humbja lë “shenjë”/ Disfata në finalen e Champions trondit besimin e zikaltërve

schedule12:46 - 2 Qershor, 2025

schedule 12:46 - 2 Qershor, 2025

Humbja ishte e rëndë dhe jo vetëm në shifra. Përtej rezultatit 5-0 që i dhuroi Inter një rekord negativ në historinë e finaleve të Champions League, ajo që mori nga Paris SG në “Allianz Arena” ishte goditja e KO e një sezoni pa trofe.

Si e tillë edhe shenja që ka lënë kjo disfatë në skuadrën dhe klubin zikaltër do të kërkojë kohë për t’u shuar. Por ndoshta edhe një revolucion.

Diçka e tillë do të nisë nga pankina, siç paralajmërojnë mediat përtej Adriatikut.

Simone Inzaghi mund të largohet shumë shpejt nga pankina, ndërsa prej disa javësh ka në tavolinën e tij një ofertë “faraonike” nga Arabia Saudite.

Al Hilal është gati të paguajë 20 milion euro në sezon për një kontratë dy vjeçare për teknikun italian, që pas humjes në finalen e Champions ka marrë kohë për të situr të gjitha mendimet e tij.

E sigurtë është gjithashtu, që nëse Inzagi vendos të vazhdojë me Inter, klubi duhet t’i përgjigjet me investime të rëndësishme në merkaton e verës, duke nisur nga kjo e ndërmjetme që ka nisur në prag të Botërorit për Klube.

Ndeshja kundër Paris SG konfirmoi atë që kishte nisur të flitej gjatë majit, kur Inter u eliminua nga Kupa e Italisë dhe më pas dështoi në garën për titullin kampion në Serinë A.

Të gjitha pikëpyetjet do të marrin shumë shpejt përgjigje, pas takimit mes Inzaghi dhe drejtuesëve të klubitm, ku do të vendoset përfundimishtt nëse martesa do të shkojë përpara apo palët do të ndahen përfundimisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!