Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter feston, Napoli mbijeton/ Kupa e Italisë, zikaltërit fitore me “shuplakë” në “San Siro”

schedule13:21 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 13:21 - 4 Dhjetor, 2025

Mbetet gjithmonë skuadra e kontrasteve. Nuk ka më të çmendur se Interi në Itali, që ose zhgënjen kur nuk pritet, ose triumfon me shifra të thella.

Pas disfatave në Serinë A ndaj Milanit dhe në Champions në Madrid kundër Atletikos, erdhën dy fitore radhazi, e para në kampionat 2-0 në Pizë dhe e dyta në Kupën e Italisë.

Venecia nuk pati asnjë shans këtë herë në “San Siro”, pasi zikaltërit ia dolën 5-1 dhe dominuan plotësisht, duke kaluar në çerekfinale.

Diuf, Pio Espozito, dy herë Markus Turam dhe Boni ishin autorët e golave, ndërsa miqtë venedikas realizuan vetëm një gol nderi për 1-4.

Skuadra e trajnerit Kristian Kivu nuk është se sundoi me mbajtje topi, pasi sferën e pati vetëm 51 për qind të kohës, por realizoi 20 gjuajtje nga të cilat 9 në portë, ndaj vetëm një të rivalëve.

Krejt e kundërt paraqitja e Napolit. Kampionia e Italisë, që është ende kandidate e fortë për titull në vend të parë të Serisë A bashkë me Milanin, e pati shumë të vështirë ndaj Kaljarit në stadiumin “Maradona”.

Nëntëdhjetë minutat përfunduan në barazim 1-1, e fillimisht shënuan vendasit me Lorenco Lukën e pastaj ishullorët, falë Sebastiano Espozitos.

Siç është rregulli I Kupës së Italisë, nuk pati dy herë kohë shtesë nga 15 minuta, por u gjuajtën 11-metërshat.

U deshën plot 20 penallti, që Napoli i trajnerit Antonio Konte të fitonte 9-8, pasi bëri një gabim, ndërsa Kaljari dy.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!