Borussia M’Gladbach po zhvillon një sezon fantastik dhe gjendet me meritë në krye të Bundesligës. Një prej lojtarëve më të dalluar të ekipit gjerman është Denis Zakaria. Zvicerani po shkëlqen në rolin e mesfushorit shkatërrues (aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes) dhe shumë klube të mëdha europiane janë gati të investojnë tek ai.
Interi mbi të gjithë, por edhe Manchester United e Arsenal. Rreth së ardhmes së 22-vjeçarit helvet ka folur agjenti i tij për SportBild. Mathieu Beda mohon largimin e lojtarit në merkaton e janarit.
“Zakaria nuk do të largohet nga M’Gladbach në janar. E përjashtoj 100% këtë mundësi. Dua që shtoj se këto zëra merkato tregojnë mungesë respekti për klubin, trajnerin dhe shokët e skuadrës“, thekson agjenti i lojtarit të talentuar. /abcnews.al
