“Inter do të thotë familje për mua…”, D’Ambrosio i jep lamtumirën zikaltërve pas 9 vitesh

schedule15:50 - 29 Qershor, 2023

schedule 15:50 - 29 Qershor, 2023

Danilo D’Ambrosio i ka thënë lamtumirë Interit. Mbrojtësi italian është konfirmuar që do të largohet nga zikaltërit pasi kontrata e tij ka përfundon dhe nuk do të rinovohet më. D’Ambrosio kaloi plot 9 vite me fanellën e Interit, ku edhe pse një lojtar rotacioni dhe që përdorej vitet e fundit vetëm si një zëvendësues, ai ka momente shumë deçizive me zikaltërit pasi shpesh herë ai ka sëhënuar gola të rëndësishëm ose ka mbrojtur në momente kritike portën e tij.

“Do të kisha dashur ta mbyllja karrierën time në ekipin që kam mbështetur gjithmonë, por nuk ishte kështu. Inter do të thotë familje për mua, familje si ajo që unë dhe gruaja ime zgjodhëm dhe donim të krijonim pikërisht këtu, në vendin ku u rritëm, duke dashur këtë bluzë dhe duke përjetuar gëzimet dhe hidhërimet.

Familje si ajo e përbërë nga të gjithë anëtarët e Interit me të cilët kemi punuar ditë pas dite për ta çuar klubin aty ku e meriton dhe jam i sigurt se do të vazhdojnë në këtë drejtim. Ka qenë një rrugëtim dashurie, pasioni, përkushtimi, guximi dhe përulësie. Gjithmonë dhe vetëm për të mirën e Interit!

Një udhetim kaq emocionues për mua dhe familjen time dhe jam i sigurt se d otë jetë një pjesë e jetës sonë që do ta mbajmë përgjithmonë në zemrat tona! Faleminderit atyre që më kanë mbështetur dhe vlerësuar gjithmonë, atyre që kanë ndryshuar mendim dhe atyre që nuk kanë ndryshuar sepse të gjithë keni kontribuar në rrithjen time profesionale dhe më keni bërë një njeri të ekuilibruar në vlerësime!

Milano jemi vetëm ne dhe e di se një ditë do ta çoj djalin tim në stadium dhe do t’i them….. Një përqafim të madh, Danilo”, është shprehur D’Ambrosio duke i dhënë lamtumirën Interit me këtë letër./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!