Inter “djeg” opsionin Lukaku, zikaltërit kanë tashmë 4 alternativa për sulmin

schedule10:36 - 16 Korrik, 2023

schedule 10:36 - 16 Korrik, 2023

Në mënyrë të pashmangshme, Inter ka hequr dorë përfundimisht nga blerja e Lukakut pas zërave se ai kishte qenë në kontakte të vazhdueshme me Juventus.

Inter nuk mund ta toleronte këtë gjë dhe drejtuesit kanë marrë vendimin që të “djegin” ofertën e tyre për Chelsea e cila u pranua nga anglezët.

Tashmë, disa klube dhe agjentë kanë dëgjuar padyshim rreth kësaj situate, dhe kanë filluar t’i ofrojnë Interit sulmuesit e tyre.

Duvan Zapata është i pari. Sulmuesi kolumbian i Atalanta nuk ka më vend në formacionin titullar dhe drejtuesit duan t’i gjejnë një klub të ri. Në mënyrë të menjëhershme, nga Italia raportojnë se Atalanta i ka propozuar Interit Duvan Zapata për një shifer maksimale prej 10 milionë eurosh.

Folarin Balogun është sulmuesi i radhës. 22 vjeçari amerikan është rikthyer nga huazimi te Arsenali dhe kështu klubi anglez është i hapur për ta larguar për një shifër rreth 35-40 milionë euro. Ausilio e pëlqen shumë, por ai është ende nën vëzhgimin e zikaltërve.

Alvaro Morata është një tjetër lojtar për të cilin Ausilio ka kërkuar informacion. Klauzola e spanjollit është 21 milionë euro dhe Beppe Marotta, CEO i klubit, e njeh mirë që në kohën kur ishin bashkë te Juventus. Por momentalisht mbetet vetëm një opsion, pasi nuk është një emër me prioritet.

Italo-argjentinasi Mateo Retegui është një profil interesant që i është propozuar sërish Interit. Por Inter nuk po e mendon si një partner të Lautaros, dhe sigurisht ai do të preferonte një pozicion më kryesor se sa thjesht një lojtar stoli./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!