Inter dhe Skriniar shumë pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës

schedule09:11 - 11 Nëntor, 2022

schedule 09:11 - 11 Nëntor, 2022

Marrëveshja mes Interit dhe Milan Skriniar për rinovimin e kontratës që skadon në qershor, po afrohet.

Zikaltërit ofrojnë 6 milionë euro dhe tani palët po punojnë për bonuse. Sa i përket lojtarit, oferta e PSG-së prej 9 milionë eurosh nuk është konsideruar ende.

Inter nuk dëshiron ta humbasë Skriniar, ku gjithashtu ai gjithë këto kohë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit që nga periudha që Handanovic ka ndenjur në stol.

Shiriti i kapitenit tregon se Interi e konsideron si lojtarin më të rëndësishëm të projektit të tyre./h.ll/abcnews.al