Inter “bllokon” tre lojtarë në merkato, mund të konsiderohen pothuajse zikaltër

schedule12:20 - 3 Janar, 2024

schedule 12:20 - 3 Janar, 2024

Janë tre lojtarë të bllokuar nga Interi të cilëve u skadon kontrata në fund të sezonit. Zielinski, Tiago Djalo dhe Mehdi Taremi janë emrat të cilët Marotta i dëshiron në Milano.

Mesfushori polak i Napolit tashmë mund të konsiderohet pothuajse zikaltër. Për portugezin Dialo, dosja në fakt është e hapur prej më shumë se një viti dhe është përditësuar vazhdimisht edhe pas dëmtimit të gjurit që pësoi marsin e kaluar. Mbrojtësi i ka thënë po Interit, tani mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët me Lille.

Edhe për Taremin puna është afatgjatë. Ai ishte në mesin e kandidatëve për sulm tashmë verën e kaluar, përara se Inter të merrte Arnautovic. Pasi ishte afër transferimit te Milan në fund të gushtit, iraniani përfundoi duke qëndruar në Porto, duke konfirmuar më pas edhe dëshirën e tij për të mos rinovuar kontratën me skuadrën portugeze. Ndaj tani për të zgjedhja e parë, të paktën për momentin, mbetet vetëm Interi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!