Inter blindon “yjet”, Bastoni e Calhanoglu rinovojnë kontratat me “zikaltërit”

schedule18:34 - 5 Korrik, 2023

schedule 18:34 - 5 Korrik, 2023

Sezoni i kaluar mund të quhet me plot gojë si një prej më të mirëve nga “zikaltërit” e Inter, të paktën për këto 5 vitet e fundit. Për këtë arsye bordi i skuadrës nga Milano ka vendosur t’i ofrojë lojtarëve kyç kontrata të reja.

Për këtë arsye, ditën e sotme “zikaltërit” kanë njoftuar rinovimet me qendërmbrojtësin e talentuar, Alessandro Bastoni dhe “arkitektin” turk të mesfushës, Hakan Calhanoglu, të cilët kanë rinovuar respektivisht deri në vitet 2028 e 2027.

Ndërkaq, njoftimet për rinovimin e 2 “yjeve” të Inter kanë ardhur nga vetë klubi, të cilët kanë prezantuar tifozët me vendimin e tyre me anë të disa postimeve në profilet zyrtare të klubit në rrjetet sociale. /i.m /abcnews.al 

Njoftimet e klubit: