Inter apo Chelsea për Lukakun? Trajneri i Belgjikës: Zgjedhja e verës do jetë e duhura

schedule15:15 - 11 Qershor, 2022

schedule 15:15 - 11 Qershor, 2022

Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez përmes mikrofonave të transmetuesit belg “Rte” ka folur për situatën e krijuar për të ardhmen e Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg është mes dy zjarresh, të rikthehet tek Interi apo të qëndrojë te Chelsea, për të cilën nuk ka asnjë vendim akoma.

“Në Belgjikë jemi shumë të qetë për situatën e Romelu-s. E di që është një temë shumë e nxehtë, por tani ai thjesht po përpiqet të rikuperohet nga dëmtimi.

Pastaj nëse qëndron te Chelsea, do të jetë për arsyet e duhura. Nëse ai duhet të largohet, megjithatë, do të jetë sepse të gjithë janë dakord. Unë e njoh mirë Romelu-n, e kam trajnuar edhe në Everton kur ai ishte shumë i ri.

Ai ishte 19 vjeç dhe një status shumë ndryshe nga sot. Tani ai është një lojtar i pjekur dhe e ka të qartë se çfarë dëshiron. Ai dëshiron të jetë i rëndësishëm dhe të argëtohet duke luajtur futboll. Jam i sigurt se vendimi që do të marrë në verë do të jetë i duhuri”, ka deklaruar Martinez për të ardhmen e Lukakut. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!