Inteligjenca ukrainase: Putini ka kërkuar personalisht “kokën” e Zelenskyt nga mercenarët

schedule17:19 - 21 Mars, 2022

schedule 17:19 - 21 Mars, 2022

Mercenarët rusë të grupit Wagner kanë udhëtuar në Ukrainë me një mision për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky thonë raportet e inteligjencës ukrainase.

Objektivat e mercenarëve rusë janë edhe kryeministri ukrainas dhe shefi i shtabit, shkruan Daily Mail.

Shërbimet sekrete ukrainase pretendojnë se presidenti rus është ai që urdhëroi personalisht mercenarët e organizatës private “Wagner” për të vrarë liderin e Ukrainës.

Publikisht, megjithatë, Kremlini vazhdon të pretendojë se nuk është “shqetësuar” nga prania e Zelensky dhe se qëllimi i tij nuk është të përmbysë qeverinë e tij.

Kremlini ka mohuar prej kohësh lidhjet me grupin Wagner, një grup mercenar prej 600 vetësh i vendosur në mbarë botën.

Raportet kanë pretenduar prej kohësh se ky grup mercenraësh ëhstë ushtria private personale e presidentit rus.
Grupi drejtohet nga Dmitry Utkin dhe financohet nga i besuari i Putinit, oligarku rus Yevgeny Prigotsin.

Dei më sot ka pasur më shumë se 12 tentativa të dështuara për atentat kundër Zelenskyt, që nga fillimi i luftës.

“Mercenarët rusë kanë në duart e tyre një listë me 24 emra” të cilët janë thirrur për të shfarosur: Presidentin e Ukrainës, Kryeministrin, Shefin e Shtabit, Kabinetin, Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, si dhe vëllain e tij”, shkruan Daily Mail./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!