Inteligjenca izraelite: Hamasi do t’i mbijetojë luftës në Gaza

schedule12:39 - 16 Shkurt, 2024

schedule 12:39 - 16 Shkurt, 2024

Gaza do të bëhet “një zonë në krizë të thellë” sapo të përfundojë lufta dhe Hamasi do të mbijetojë si një grup terrorist, sipas inteligjencës izraelite.

Times of Israel citon një raport të Channel 12 të, duke pretenduar se një dokument i hartuar nga divizioni kërkimor i Inteligjencës Ushtarake IDF thotë se “mbeshtetet autentike” për Hamasin në mesin e banorëve të Gazës.

Ai paralajmëron se nuk ka asnjë përpjekje praktike për të vendosur një plan për Gazën në “ditën pas” luftës.

Sipas gazetares investigative Ilana Dayan, dokumenti iu tregua politikanëve izraelitë, oficerëve të IDF dhe zyrtarëve.

Ajo raporton se dokumenti paralajmëron Hamasin “do t’i mbijetojë kësaj fushate si një grup terrorist dhe një grup gueril”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se ushtria nuk do të kënaqet me më pak se një “fitore totale” – por Dayan tha se “nuk do të ketë fitore absolute” në këtë drejtim, sipas dokumentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!