Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inteligjenca e Koresë së Jugut: Kim Jong-un nuk ka kryer operacion në zemër

schedule09:45 - 6 Maj, 2020

schedule 09:45 - 6 Maj, 2020

Shërbimi kombëtar i inteligjencës së  Koresë së Jugut ka deklaruar  se thashethemet për shëndetin e Kim Jong-un ishin të pabaza, dhe se ai nuk ka shenja që tregojnë se ka kryer operacion në zemër.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut  nuk u shfaq  në publik për 3 javë , dhe madje nuk ishtë as i pranishëm në  festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij – një nga ngjarjet më të mëdha të vitit.

Disa media raportuan se ai ishte “i sëmurë rëndë”, të tjerë e deklaruan si të vdekur.

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Koresë së Jugut, Suh Hoon, foli  përpara një komiteti parlamentar të mërkurën.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut, ai tha se të gjithë thashethemet në lidhje me shëndetin e Kim Jong-un nuk janë të vërteta.

“Kim Jong-un është përqendruar në konsolidimin e punëve të brendshme të tilla si forcat ushtarake dhe takimet parti-shtet, dhe shqetësimet në lidhje me koronavirusin kanë kufizuar më tej veprimtarinë e tij publike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!