Inteligjenca britanike: Vazhdojnë sulmet ajrore në Donbas

schedule10:39 - 7 Prill, 2022

schedule 10:39 - 7 Prill, 2022

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar vlerësimin e saj të fundit në lidhje me situatën në Ukrainë, sipas The Guardian.

“Përparimi në Ukrainën lindore është fokusi kryesor i forcave ushtarake ruse, ndërsa vazhdojnë sulmet ajror  përgjatë vijës së kontrollit të Donbasit. Sulmet ruse kundër objektivave të infrastrukturës brenda Ukrainës ka të ngjarë të degradojnë aftësinë e ushtrisë ukrainase për tu rifurnizuar dhe për të rritur rrisin presionin ndaj qeverisë ukrainase.

Pavarësisht rigrupimit të forcave dhe aftësive logjistike për të mbështetur operacionet në Donbas, forcat ruse ka të ngjarë të përballen me mungesa të furnizimeve dhe personelit,” theksoi inteligjenca britanike.

Gjithashtu ministria ruse e mbrojtjes tha se përdori raketa për të shkatërruar katër depo karburanti në qytetet ukrainase të Mykolayiv, Kharkiv, Zaporizhzhia dhe Chuchiv, të cilat janë të gjitha në lindje të Ukrainës dhe në zonën e Donbasit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!