Inteligjenca britanike: Trupat rusë po përqëndrohen në jug dhe lindje, po synojnë civilët

schedule08:34 - 9 Prill, 2022

schedule 08:34 - 9 Prill, 2022

Forcat ruse po përqëndrohen në jug dhe lindje, sipas inteligjencës britanike. Pushtuesit rusë po vazhdojnë të godasin civilët ukrainas, si në rastin e sulmit me raketa në stacionin hekurudhor të Kramatorsk, shkruan BBC.

Operacionet ruse janë të përqendruara në rajonin lindor të Donbasit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe në qytetet jugore të Mariupol dhe Mykolaiv. Por trupat ukrainase po zmbrapsin forcat ruse, të cilat po përpiqen të krijojnë një lidhje tokësore midis Krimesë dhe rajonit të Donbasit.

Guvernatori i Luhansk, në rajonin Donbas, bëri thirrje për më shumë evakuime ditën e sotme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!