Pasi të ketë marrë në kontroll tërësisht Mariupolin, Rusia ka të ngjarë të ridislokojë forcat në Donbas, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit, shkruan The Guardian.
Rezistenca e palëkundur ukrainase në Mariupol që nga fillimi i luftës do të thotë se forcat ruse në zonë duhet të ripajisen përpara se të mund të rigrupohen në mënyrë efektive. Ky mund të jetë një proces i gjatë.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 20 May 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/AgtCk64rRw
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/W938cA16hU
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) May 20, 2022
Komandantët rusë, megjithatë, janë nën presion për të arritur në mënyrë të dukshme objektivat operacionale. Kjo do të thotë se Rusia ndoshta do t’i rishpërndajë forcat e saj pa përgatitjen adekuate.
Ministria e Mbrojtjes tha se deri në 1,700 luftëtarë ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit ishin dorëzuar ditët e fundit.
/abcnews.al