Inteligjenca britanike: Rusia do të fajësojë Perëndimin për krizën globale të ushqimit

schedule08:48 - 27 Korrik, 2022

schedule 08:48 - 27 Korrik, 2022

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimet më të fundit për situatën ushtarake në Ukrainë, duke bërë me dije se grupi Wagner mund të ketë sukses në përparime taktikr në disa zona të Donbasit.

“Kompania ushtarake private ruse Wagner ka të ngjarë të ketë sukses të bëjë përparime taktike në Donbas rreth termocentralit Vuhlehirska dhe fshatit aty pranë të Novoluhanske. Disa forca ukrainase me gjasë janë tërhequr nga zona”, thotë ministria.

Më tej, informacioni i publikuar ka të bëjë me vizitën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në vendet afrikane.

“Rusia ka shumë të ngjarë të kërkojë të shfrytëzojë vizitat për të fajësuar Perëndimin për krizën ndërkombëtare të ushqimit dhe për të fituar mbështetjen e shteteve Afrikës që kanë mbetur neutrale në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia”, bën me dije ministria. /abcnews.al