Inteligjenca britanike: Ofensiva ruse në Donbas po sjell pak fitime për Kremlinin

schedule08:41 - 20 Korrik, 2022

schedule 08:41 - 20 Korrik, 2022

Inteligjenca britanike, në përditësimin e sa j më të fundit për luftën në Ukrainë, ka bërë me dije se ofensiva e Rusisë në rajonin e Donbasit të vazhdon të ketë përfitime minimale.

Ura Antonovskiy mbi lumin Dnieper që u godit nga forcat ukrainase është ndoshta ende e përdorshme, tha ministria e mbrojtjes e Britanisë.

“Ka shumë të ngjarë që ura të mbetet e përdorshme, por është një cenueshmëri kryesore për forcat ruse”, shtoi ministria.

“Është një nga dy pikat e vetme të kalimit rrugor mbi Dnieper me anë të së cilës Rusia mund të furnizojë ose të tërheqë forcat e saj në territorin që ka pushtuar në perëndim të lumit”, thuhet më tej.

Rrjedha e poshtme e Dnieper paraqet një pengesë natyrore, me një rrugë ujore zakonisht rreth 1000 metra të gjerë.

Kontrolli i vendkalimeve në Dnieper ka të ngjarë të bëhet një faktor kyç në rezultatin e luftimeve në rajon, shtoi ministria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!