Inteligjenca britanike: Numri i të vdekurve rusë është i barabartë me viktimat e luftës në Afganistan

schedule08:30 - 23 Maj, 2022

schedule 08:30 - 23 Maj, 2022

Në tre muajt e parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë e i barabartë me numrin e të vdekurve nga  Bashkimi Sovjetik gjatë luftës së tij nëntëvjeçare në Afganistan, sipas një deklarate të  Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan The Guardian.

Një kombinim i “taktikave të dobëta, mbulimi i kufizuar ajror, mungesa e fleksibilitetit” dhe një qasje komanduese e cila është “e përgatitur për të përforcuar dështimin dhe përsëritur gabimet” ka çuar në shkallën e lartë të viktimave, tha inteligjenca britanike në raportin e saj të fundit.

Viktimat po vazhdojnë të rriten në ofensivën e Donbasit, shtoi raporti.

Publiku rus ka dëshmuar, në të kaluarën, ndjeshmërinë ndaj viktimave gjatë luftërave të zgjedhura. Ndërsa numri i viktimave në Ukrainë vazhdon të rritet, ato do të bëhen më të dukshme dhe pakënaqësia publike për luftën mund të rritet.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!