Inteligjenca britanike: Kievi mbetet objektivi kryesor i Rusisë

schedule08:34 - 21 Mars, 2022

schedule 08:34 - 21 Mars, 2022

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin e fundit të inteligjencës, duke thënë se luftimet e ashpra po vazhdojnë në veri të Kievit, megjithëse përparimi rus ka ngecur, shkruan The Guardian

Forcat ruse që po përparojnë nga verilindja kanë ngecur. Gjjithashtu edhe forcat që po përparojnë nga drejtimi i Hostomelit në veri-perëndim janë zmbrapsur nga rezistenca e ashpër ukrainase.

Pjesa më e madhe e forcave ruse janë 25 km larg nga qendra e qytetit. Pavarësisht përparimit të forcave ruse, Kievi mbetet objektivi kryesor ushtarak i Rusisë dhe ata do të vazhdojnë të përparojnë për të rrethuar qytetin gjatë javëve të ardhshme,” tha ministria e mbrojtjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!