Inteligjenca britanike: 80% e territorit të Severodonetsk është në kontrollin e forcave ruse

schedule09:13 - 2 Qershor, 2022

schedule 09:13 - 2 Qershor, 2022

Rusia ka marrë në kontroll pjesën më të madhe të qytetit lindor të Ukrainës, Severodonetsk, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan The Guardian.

“Rruga kryesore për në Severodonetsk ka të ngjarë të mbetet nën kontrollin e Ukrainës, por trupat ruse vazhdojnë të përparojnë dhe të shënojnë suksese. Megjithatë, nuk ka qenë pa kosto dhe forcat ruse kanë pësuar humbje, tha inteligjenca britanike.

Kalimi i lumit Siverskyy Donets është “jetike për forcat ruse”. Vendkalimet e mundshme midis Severodonetsk dhe qytetit fqinj të Lysychansk; dhe afër Lyman-it janë tashmë në kontrollin e forcave ruse.

Në të dy vendet, linja e lumit ka të ngjarë të mbetet ende e kontrolluar nga forcat ukrainase, të cilat kanë shkatërruar urat ekzistuese.

Ka të ngjarë që Rusisë t’i duhet të paktën një pauzë e shkurtër për të riorganizuar trupat për të vazhduar përparimin në Donetsk, ku ndodhen forcat ukrainase, sipas zyrtarëve të Mbretërisë së Bashkuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!