Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inteligjenca Artificiale në zgjedhje/ Celibashi tregon procedurën: Ja si do funksionojë sistemi

schedule10:31 - 9 Nëntor, 2025

schedule 10:31 - 9 Nëntor, 2025

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tepelenës do të aplikohet për herë të parë inteligjenca artificiale në procesin e numërimit të votave.

Celibashi shpjegoi se në çdo tavolinë të numërimit janë instaluar kamera që regjistrojnë të gjithë procesin, një praktikë e përdorur edhe në zgjedhjet e mëparshme. Megjithatë, risia këtë herë qëndron te mënyra se si përpunohet materiali i regjistruar.

Sipas tij, përdorimi i këtij sistemi synon të përshpejtojë dhe të rrisë saktësinë e procesit të numërimit dhe të dhënat përcillen në kohë reale në KQZ.

 “Në çdo tavolinë numërimi kemi të instaluar kamera, të cilat numërojnë të gjithë procesin e numërimit të fletëve të votimit. Fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen, siç është bërë dhe në zgjedhjet e shkuara.

Ajo që kemi bërë ne, dhe ku e përdorim Inteligjencën Artificiale, të gjitha këto lexime, filmime të fletëve të votimit, nëpërmjet një programi kompjuterik, i cili bazohet në inteligjencën artificiale do të bëjë leximin automatik të sistemit, kameras dhe të fletës së votimit.

Do ta kuptojë ky sistem duke përdor këtë sistem se për këtë është votuar, dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupit të numërimit.

Çdo fletë votimi vjen dhe transmetohet leximi i kësaj fletës së votimit në  KQZ, në serverat që janë instaluar atje dhe pastaj në KQZ. Jo shumë janë të familjarizuar me inteligjencën artificiale. Është një program që na lehtëson, në rastin tonë për procesin e numërimit të fletës së votimit.”, tha ai/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!