Korporata teknologjike Microsoft, ka njoftuar se aksionet e saj janë rritur për 8 për qind.
Siç është bërë e ditur nga kjo korporatë, këtë rritje e kanë stimuluar produktet e inteligjencës artificiale.
Të ardhurat e Microsoftit u rritën me 8 për qind në 52.9 miliardë dollarë në tremujorin e përfunduar në mars, duke rritur vlerësimet e mëparshme të analistëve prej 51.02 miliardë dollarësh, sipas Refinitiv.
Pjesa më e madhe e shitjeve të Microsoft vijnë nga shitja e softuerëve dhe shërbimeve të informatikës cloud për klientët. Por kompania ka bërë bujë këtë vit me partneritetin e saj me krijuesin e ChatGPT-së, OpenAI, si dhe ka përmirësuar motorin e kërkimit Bing me teknologjinë e inteligjencës artificiale.
Bing, i cili ka kohë që ka përdorur edhe motorin e kërkimit Google, ka 100 milionë përdorues të përditshëm, teksa kompania njoftoi se së fundmi është parë rritje të shkarkimeve që nga shtimi i veçorive të AI-së.
Analistët kishin pritur që një perspektivë e zymtë ekonomike të godiste biznesin Windows të Microsoft-it, i cili varet shumë nga shitjet e PC-ve që janë ulur në tremujorët e fundit.