Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Inteligjenca Artificiale gabon”/ Mertenika: Duhen rregulla të forta! Hidri: Zhvillimi i Inteligjencës, i pandalur

schedule20:38 - 5 Nëntor, 2025

schedule 20:38 - 5 Nëntor, 2025

Inxhinieri Ermand Mertenika, foli në emisionin “Real Story” në ABC News për Inteligjencën Artificiale. Gjatë intervistës ai tha se i qëndron mendimit se Inteligjenca Artificiale gabon.

Ndërsa u shpreh se përgjigjet e Inteligjencës Artificiale varen edhe nga të dhënat, nëse janë të dhëna të mira atëherë edhe rezultatet do të jenë të mira. Më tej nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të ketë edhe rregulla të forta.

“Inteligjenca Artificiale mund të sugjerojë zgjidhje dhe sa do jetë nevoja që ekspertët t’i verifikojnë. Unë them se Inteligjenca Artificiale gabon. Janë sisteme që varen nga të dhëna, nëse japim të dhëna të mira, do kemi rezultate të mira. Epoka që jetojmë sot quhet industri 4.0. Shtylla kryesore është edhe Inteligjenca Artificiale. Por do të dalin rregullatorë do të ketë ligje që të rregullojnë që Inteligjenca Artificiale të mos pushojë njerëz nga puna të kryejë ato punë që nuk po bëhen nga njeri. Në 2024 BE nxori aktin e parë, duke kategorizuar në katër sisteme, sisteme me pak rrezik, pastaj sisteme me rrezik të vogël, kategoria e tretë janë sisteme me rrezik të lartë që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me jetën e njeriut dhe kategoria e 4 janë sisteme që nuk lejohen. Të gjithë këto rregullatore të tjerë hyjnë në fuqi në 2026. Deri tani jemi në fazën që po shohin çfarë mund të bëjë Inteligjenca Artificiale”, tha ai.

Florenc Hidri, profesor IT-së vlerësoi Inteligjencën Artificiale, duke thënë se është një instrument shumë i rëndësishëm dhe se zhvillimi i Inteligjencës sipas tij është i pandalur.

“Unë mendoj se është instrument shumë i rëndësishëm për të zgjidhur problematika në shumë sektorë. Sigurisht ka edhe disa defekte”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!