Një draft i parë për një “kod të përbashkët sjelljeje për inteligjencën artificiale” do të prezantohet në javët e ardhshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo u bë e ditur nga nënpresidentja e Komisionit të BE-së, Margrethe Vestager dhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, në një konferencë shtypi në fund të Këshillit BE-SHBA për tregtinë dhe teknologjinë në Suedi.
Kodi do të jetë i hapur për kompanitë e sektorit në baza vullnetare dhe “për të gjitha vendet që ndajnë të njëjtat ide”, theksoi Blinken. Rregullat do të parashikojnë hyrjen në fuqi të Aktit të AI, rregullore e BE-së ende në negocim./abcnews.al