Zëvendës Ministrja e Jashtme, Megi Fino thotë se diaspora është aseti më i rëndësishëm, sa i përket edhe integrimit europian të vendit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Fino u shpreh se është e nevojshme ekspertiza e diasporës duke shtuar se ka kontributin e saj.
“Jemi në diskutime, e vlerësoj zotin Rrjolli që thotë që ka nevojë edhe për fizibilitet, por edhe për informacion. Do theksoja pak edhe nga takimi që kanë pasur sot përfaqësuesit e këshillit koordinues me Diasporën, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Mendoj se nga diskutimet që kemi pasur, kanë qenë produktive. Jo vetëm për Paketën e Maleve, por për çdo gjë që kemi interes, apo ambicien tonë, që do e diskutojmë gjatë samitit, por edhe përtej, do jenë pjesë e këtyre diskutimeve. Mendoj se të gjitha këto, ky është takim shumë i mirë në këtë pikë, për të sheshuar disa nga problematikat, ose mungesën e informacionit.
Mendoj se edhe ajo ka pasur progresin e vet, duke pasur parasysh edhe zhvillimin e digjitalizimit. Po diskutojmë edhe me përfaqësus të diasporës, se sa janë përmirësuar gjërat. Tani po flasim për një vend që ka 90 përqind të shërbimeve online. Ka vend për të bërë më mirë. Janë bërë disa struktura. Ju përmendët integrimin, diaspora është aseti më i rëndësishëm në këtë fazë. Mendoj, ekspertiza, ne flasim për kontributin edhe përmes mentorimit, programeve kërkimore. Rasti i integrimit europian është shembull shumë i mirë i kësaj ku na duhet kjo ekspertizë dhe dyert janë hapur”, theksoi ajo./abcnews.al


