Integrimi/ Tryezë e Ministrisë së Jashtme dhe BE-së me shoqërinë civile

schedule21:07 - 8 Maj, 2018

schedule 21:07 - 8 Maj, 2018

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nisi sot diskutimin me përfaqësues të shoqërisë civile të Platformës së Partneritetit për anëtarësimin në BE. Ky është një hap i parë në serinë e aktiviteteve të shumta që do të ndërmerren për të garantuar pjesëmarrjen e qenësishme të të gjithë aktorëve në këtë proces.

Në fjalën e tij, ministri Bushati nënvizoi se për Shqipërinë, projekti europian është në thelb një projekt bashkimi brenda vetes. Sipas tij, shumica dërrmuese e shqiptarëve e shohin projektin europian si projektin e paqes, sigurisë, mirëqenies, por mbi të gjitha e shohin si projektin e një qeverisje demokratike për ta.

Në tryezë merrnin pjesë ish-ministrat e Integrimit si Sokol Nako, Paskal Milo, Ermelinda Meksi, Majlinda Bregu dhe Klajda Gjosha. Ata ndanë bindjen se ky proces është i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët përtej çdo përkatësie politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!