Integrimi, Tirana ndahet nga Shkupi/ Nazarko: Kanë ndikuar reformat dhe progresi i vendit

schedule19:20 - 26 Shtator, 2024

schedule 19:20 - 26 Shtator, 2024

Shqipëria ka hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2022, me një rrugëtim të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por vendi ynë do të vazhdojë rrugëtimin i ndarë nga Maqedonia e Veriut.

Analisti Mentor Nazarko në “Edicioni Qendror” në ABC News, e vlerësoi si një përparim strategjik dhe një lajm të rëndësishëm për vendin. Gjithashtu shtoi se për këtë vendim kanë ndikuar reformat dhe progresi i vendit.

Gjatë intervistës ai nënvizoi se Shqipëria mund të anëtarësohet edhe para 2030.

“Është një përparim strategjik i merituar i këtij kombi, i këtij shteti në listën e familjeve europiane në një rajon që po rezulton të jetë problematik. Ky sukses është së pari meritë e kombit shqiptar, por edhe vendeve të tjera të rajoni që gjatë këtyre viteve nuk kanë mundur që të përmbushin në të njëjtin nivel me Shqipërinë detyrimet që kanë për të përmbushur. Mendoj që kanë peshuar meritat e Shqipërisë, posaçërisht reformës në drejtësi dhe ndryshimi i imazhit në politikën rajonale, roli konstruktiv për çështjen e Kosovës dhe roli i veçantë që ka pasur në organizimin e disa samiteve dhe kujtojmë që sot Shqipëria është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik. Pra Shqipëria sot nuk është më ajo delja e zezë. Maqedonia e Veriut është ende peng i ndryshimeve Kushtetuese. Gjatë këtij kursi Maqedonia e Veriut ka qenë shpesh më përpara, por tanimë ka ndryshuar. E quaj një lajm me rëndësi strategjike sepse Shqipëria pritet të çelë dhe kapituj më themelorë të integrimit. Mendoj që tani ky vendim ka krijuar pakënaqësi në Maqedoninë e Veriut. Tani është mbrapa Shqipërisë dhe mendoj që faktori perëndimor do të dëshironte që bashkë me Shqipërinë të ishte edhe Maqedonia e Veriut.

Ndërsa komentoi situatën politike në Kosovë, Nazarko tha se Kosova rrezikon izolimin ndërkombëtar.

“Metafora që ka përdorur ambasadori Hovenier ishte për t’i shpjeguar më qartë opinionit publik kosovar që ky proces izolimi është real. Ambasadori amerikan po I tregon opinionin publik Kosovar që nuk ka mbështetje për zotin Kurti”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!