Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku tha se kryeministri Edi Rama po e përdor veton Bullgare si pengesë kryesore për avancimin e procesit të integrimit europian.
“Në fakt kjo është thjeshtë një retorikë politike, dhe detyrat e qeverisë shqiptare janë tashmë shumë të qarta ku kriteri ndaj luftës ndaj krimit të organizuar është ndër kryesoret. Duhet shtuar që ky është një proces i vazhdueshëm, dhe përgjegjësi për të gjithë ne si anëtarë në KKIE por dhe vetë deputetëve të ushtrojnë të gjithë kontrollin parlamentar.
Tabaku në fjalën e parë të saj ndau tre çështje thelbësore të cilat po trajtohen në këtë takim. Së pari duke iu referuar progres raportit të Komisionit Europian, çështjet mbi krimin e organizuar mbeten mjaft të ndjeshme.
Duke iu referuar Progres raportit, ku thuhet se “krimi i organizuar mbetet një shqetësim. Raporti thekson se përpjekjet dhe vullneti politik duhet të rriten në drejtim të konsolidimit të historikut të sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale, si dhe krijimit të një historie solide në luftën kundër krimit të organizuar. Nga të dhënat zyrtare deri më tani numri i zyrtarëve të lartë të cilët janë nën hetim mbetet i ulët, duke theksuar se hetimet nuk përfunduar me vendim dënimi nga gjykata.”
Së dyti krimi zgjedhor që për opozitën ka ndjeshmëri edhe më të madhe, kur shohim një qasje të penguar ndaj dy dosjeve të çështjeve 184 dhe 339, çka dëshmon edhe një herë mungesën e theksuar të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë”, theksoi Tabaku.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi se ka zero shanse që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Gjatë fjalës së tij, Balla tha se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë të përcaktuara nga Komisioni Europian.
“Shanset që Bullgaria të heqë veton janë thuajse 0. E dimë se sa e vështirë është që të bësh një rezolutë në parlamentin bullgar, për të kërkuar mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Bullgarinë. Kjo është çështje që nuk na takon”, shpreh ai. /abcnews.al