Ekspertja e çështjeve të integrimit, Nirvana Deliu thotë se Shqipëria ka mbështetjen e BE për integrimin.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Deliu u shpreh se hapja e të gjitha grupkapitujve brenda këtij viti, është e vështirë, por jo e pamundur.
Deliu shtoi se vendi është në rrugën e duhur për t’u anëtarësuar në vitin 2030.
“Është e rëndësishme, ajo sapo e ka marrë detyrën dhe bën turin e saj të parë në Ballkanin Perëndimor. Sot është ditë e rëndësishme, sepse do bëhet edhe dialogu Shqipëri-BE, për mbrojtjen dhe sigurinë. Kjo marrëveshje, tregon vullnetin e mirë të Shqipërisë për të përafruar bashkëpunimin e saj me BE. Ne mbetemi vend neutral që nuk kemi probleme me fqinjët tanë. Në maj, përsëri kemi një samit shumë të madh. Shqipëria ka qenë nismëtarja që i është besuar një rol për samitet. Është elementi teknik, kemi hapur dy grupkapituj, duhet të hapim edhe katër grupkapituj. Më duket pak e vështirë, edhe për shkak të zgjedhjeve. Besoj se në qoftë se hapim dy grup kapituj të tjerë, do ishte shumë pozitive. Duhet t’i vazhdojmë reformat, kriteret e ndërmjetme, udhërrëfyesit i kemi, mbetet të ketë konsensus nga Kuvendi për ligjet dhe reformat. Besoj se jemi në momentin e duhur. Komisioni është dhe po e shtyn procesin”, theksoi ai./abcnews.al