Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Integrimi, pyetjet e vendeve anëtare janë normale”/ Hoxha: S’ka mungesë transparence, procesi ka pjesën e vet politike

schedule12:12 - 10 Prill, 2026

schedule 12:12 - 10 Prill, 2026

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha thotë se procesi i integrimit në BE nuk është bllkuar.

Në një konferencë për mediat, Hoxha u shpreh se nuk ka pasur mungesë transparence nga ana e qeverisë, lidhur me negociatat.

Hoxha shtoi se pyetjet e vendeve anëtare për raportin e hartuar nga KE për reformat e kryera nga vendi ynë, janë normale. Sipas Hoxhës, procesi ka pjesën e vet politike.



“Nuk do më dëgjoni të flas për ish ministrat e mi, emra të përveçëm. Unë nuk mendoj se ka mungesë transparencë, por ka pasur mungesë të mirë komunikimi. Shpesh herë mund të duket proces i largët, i ftohtë, me shifra. Mendoj se duhet të kishim komunikuar më mirë, më shpesh. Ndoshta tani është momenti më i mirë për ta bërë, janë hapur kapitujt. Ne do të jemi të angazhuar për një komunikim të pandërprerë. Shqipëria, për çdo hapje të grup kapitujve, ka përgatitur pozicionin negociues. Në çdo konferencë ndërqeveritare që kemi bërë, Shqipëria ka qenë në pozicionin negociues. Pozicioni negociues është dokument i rezervuar. Ne sot po i bëjmë reformat, po mundohemi të shkojmë drejt mbylljes së kapituvje, bazuar në dokumentin e përbashkët. Po t’iu them për dokumentin, janë 92 hendeqe, ose gjëra të pabëra, që duheshin bërë. KE, pasi ka marrë gjithçka që i kemi dhënë ne, aty janë 24 pika te dokumenti publik, e kemi kapilarizuar në 92 hapa konkretë. Këshilli e ka marrë raportin, ka filluar diskutimi. Vende të ndryshme kanë pyetje të ndryshme.

Ky është ushtrim klasik, këto pyetje mund të marrin 4 javë, 6 javë, nuk është në dorën tonë. Në bazë të pyetjeve, Komisioni jep përgjigjet. Për sa kohë nuk jemi rreth tavolinës, është KE që u jep përgjigje pyetjeve. Natyra e këtij ushtrimi, me metodologjinë e re, është që ka mbyllur këto, nuk mbyllen kapitujt e tjera. Nuk ka asgjë, ka proces normal, racional, shumë kërkues. Është më shumë kërkues për Shqipërinë, se për çdo vend që është integruar më përpara. Procesi ka pjesën e vet politike, por pa bërë detyrat e shtëpisë, nuk do shkojmë askund”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!