TIRANË- Shqipëria vijon punën e saj për t’u afruar me familjen e madhe të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të këtij procesi, vendi ynë do duhet të implementojë të gjitha standardet e BE në çdo fushë.
Por a janë gati bizneset shqiptare për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët evropian?
Kjo çështje e ndjeshme u diskutua në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.
“Sipërmarrësja që operon në Shqipëri dhe Kosovës, Eldisa Cirogu, u shpreh se biznesit i duhet shumë punë për të përafruar standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian
Integrimi shtoi ajo nuk është thjesht dëshirë, por kjo kërkon punë dhe standardizim. Madje ajo u shpreh se biznesi është shumë mbrapa kur vjen puna te plotësimi i kritereve, plotësimi i të cilave të hapë dyert për të hyrë në tregun evropian.
“Të bëjmë një analizë se sa kanë avancuar bizneset shqiptare. Duke parë nga këndvështrimi i sipërmarrësit në Shqipëri e shikoj se çfarë risqesh do ketë biznesi në tërësi në momentin që ne dy hyjmë në BE.
Pyetja është se sa të përgatitur jemi ne. Edhe pse jemi pro BE, shumë nga bizneset nuk janë gati. Do vijë një dallgë shumë e madhe. jemi vonë, koha nuk pret. Ne nuk jemi sistematikë, e fillojmë një proces, por nuk e ndjekim”, tha ai./abcnews.al